03:50 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kapet drogë në Qafë-Thanë, Policia arreston dy shtetas të huaj, një tjetër shpallet në kërkim

08:20 | 09/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kapet drogë në Qafë-Thanë, Policia arreston dy shtetas të huaj, një tjetër shpallet në kërkim

24 kilogramë kanabis janë sekuestruar në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Policia ka arrestuar 2 shtetas të huaj, dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Droga e ndarë në 69 pako ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit. 

Të arrestuarit janë: Jozef Drynda, Mikolaj Drynda.  

DETAJET E POLICISË:

Policia Kufitare godet një rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” si edhe një rast tjetër të “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike” të kryera në bashkëpunim.

Sekuestrohet në total për të dyja rastet, një sasi prej 24 Kg e 412 gr lëndë e dyshuarnarkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas të huaj (dy polakë, një zvicerian), një shtetase shpallet në kërkim si edhe procedohet penalisht në gjendje të lirë, një tjetër.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes e trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë goditur dy raste si rezultat i të cilëve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

  • J.D, 23 vjeç,
  • M.D, 47 vjeç, (at e bir)
  • Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetases S.H, 25 vjeçe të tre banues në Poloni, kjo e fundit si bashkëpunëtore e dyshuar në këtë vepër penale me dy shtetasit e mësipërm, për të cilën për shkak të hetimeve nuk mund të jepen të dhëna të tjera.

Më datë 08.09.2017, shtetasi J. D është paraqitur në dalje me automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonte së bashku me babain e tij. Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare, bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të detajuarpërfshi edhe procesin e skanimit të kryer në bashkëpunim me Doganën,konkretisht në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit, si edhe tek shasia e mjetit poshtë dyshemesë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

69 pako me peshë 24 kg e 400 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu shërbimet e Policisë Kufitare, po ditën e sotme, kanë konstatuar edhe një rast tjetër, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit zvicerian :

  • G. L, 28 vjeç

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M.D, 25 vjeç, të dy banues në Zyrih-Zvicër.

Pasi gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë të mjetit të tyre tip “BMË” iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

12 gram lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.

Veprimet proceduriale për të dyja rastet, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: drogeqafe-thane
Pas

Beniadën e njohim si mbesën e Nishanit, por jo… Si i komenton ajo fotot provokuese dhe marrëdhëniet me meshkujt (VIDEO)

Para

Rezultatet negative në eleminatore për Kosovën, jep dorëheqjen Albert Bunjaku

Para
Rezultatet negative në eleminatore për Kosovën, jep dorëheqjen Albert Bunjaku

Rezultatet negative në eleminatore për Kosovën, jep dorëheqjen Albert Bunjaku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.