Një 61-vjeçar i identifikuar si Fran Prendi nga Fushë Arrëzi, ka rënë në prángat e pólicisë në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në vitin 1994, u dénua me bùrgim të përjetshem për veprën penále të “Vrásje me dashje për mótive të dóbëta”.
Dénimi i tij është bërë për arsye se me datë 09.03.1992, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur tek rezervuari i qytetit Pukë, ka kryer krímin e vrásjes për motive të dobëta të një shtetasi. Prendi po vuante dénimin në bùrgun e Bënçës Tepelene por me ngjarjet e vitit 1997, u largua nga bùrgu.
Njoftimi i plotë: Kapet në PKK Hani i Hotit dhe vihet në pránga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar , i dénuar me bùrgim të përjetshëm për vrásje.
Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast” me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, si dhe pas koordinimit të veprimeve me shërbimet e Pólicisë Kufitare të Hanit të Hotit u bë e mundur kapja dhe prángosja e 61 vjeçarit nga Fushë Arrëz, Pukë.
Shërbimet e Pólicisë Kufitare të Hanit të Hotit në bashkëpunim me Njësinë e Posaçme të Kërkimit në Pólicinë e Shtetit dhe me Drejtorinë Vendore të Pólicisë Shkodër, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit bënë të mundur kapjen dhe prángosjen e personit në kërkim ndërkombëtar:
Fran Prendi 61 vjeç, lindur në fshatin Buhot, Njësia Administrative Rrape Bashkia Puke, i dénuar me bùrgim të përjetshëm. Ky shtetas me vendim Nr 18, date 05.04.1994, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, është dénuar me bùrgim të përjetshem për veprën pénale të “Vrásje me dashje për motive të dóbëta”.
Dénimi i tij është bërë për arsye se me datë 09.03.1992, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur tek rezervuari i qytetit Pukë, ka kryer krímin e vrásjes për motive të dobëta të një shtetasi.
Për këtë krím ky shtetas ishte árrestuar dhe ka qenë duke vuajtur dénimin në burgun e Bënçës Tepelene por me ngjarjet e vitit 1997, është larguar nga bùrgu.
Falë bashkëpunimit të Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast”, me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, u mor infomacion për ardhjen e këtij shtetasi në drejtim të Shqipërisë , i cili në pikën e kalimit kufitar ka dhënë gjeneralitete të tjera me qëllim mos identifikimin, por është vënë në pránga pas verifikimeve të hollësishme.
Ky shtetas bënte pjesë në listën me 50 më të kërkuarit që janë objekt i punës së kësaj njësie të posaçme për ti kapur.