500 gram drogë u gjetën në një shkollë 9 vjeçare në Tiranë. Droga dyshohej se shitej në doza më të vogla për nxënësit e shkollës Avni Rustemi pranë rrugës së Durrësit.
Dy adoleshentë që dyshohet se merreshin me shpërndarjen e drogës janë arrestuar nga policia. Aksioni i policisë është zhvilluar një ditë më parë. Për këtë arsye janë arrestuar edhe dy të rinjtë, me inicialet M. B., dhe F. H., që sipas policisë e shisnin për nxënësit e shkollës 9 vjeçare.
Më shumë sesa sasia e kanabisit të gjetur shqetësues është fakti i gjetjes së tij dhe në ambjentet e shkollave. Nxënësit janë të ekspozuar dukshëm në këtë mënyrë drejt ”joshjes” për t’a provuar.
Detajet e policisë:
Më datë 16.02.2017, në prani të psikologut dhe prindërve u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. B dhe F. H, të datëlindjes 15 vjec dhe 16 vjeç banues në Tiranë, sepse ju gjetën e sekuestruan 440 (katërqind e dyzetë) gram me gjithë amballazh, bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/2 i K. P. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post