Burime nga Fax News bëjnë me dije se është kapur një gomone me 424 kilogramë kanabis në Prevezë të Greqisë.
Mësohet se operacioni i policisë greke është zhvilluar sot pas mesnate.
424 kg kanabis ishte paketuar në 36 pako.
Nga informacionet mësohet se në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar 42-vjec.
Ai u kap teksa tentonte të nxirrte drogën nga gomonia e ta hidhte ne breg.
(E.L/Faxweb)