11:10 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kapet gomonia me drogë në afërsi të Otrantos, arrestohen tre të rinjtë shqiptarë që ishin në bord

15:23 | 02/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kapet gomonia me drogë në afërsi të Otrantos, arrestohen tre të rinjtë shqiptarë që ishin në bord

Një tjetër gomone me drogë është zbuluar nga ana e Policisë, këtë herë në afërsi të Otrantos. Po ashtu janë arrestuar tre të rinj shqiptar L.B, 38 vjec, H.M, 23 vjeç dhe Xh.H 24 vjeç. Brenda në gomone janë kapur 712 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. 

DETAJET E POLICISË: 

Tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë mes Policisë Greke, Shqiptare e Italiane. Sekuestrohet në afërsi të Otrantos një gomone me 712 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Kapen në bord të gomones 3 skafistë.

Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë e Shtetit për një gomone që dyshohej se po trafikonte lëndë narkotike nga Greqia për në Itali. Policia e Kufirit të D.P.V Vlorë ka shkëmbyer informacion menjëherë me kolegët e Policisë Italiane, Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë si dhe me Zyrën Ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Itali në një komunikim të vazhdueshëm me Guardia di Finanza në Bari dhe Puglia. Ndërkohë Policia e Shtetit ka aktivizuar në det dhe në terren të gjitha shërbimet e Policisë Kufitare, Delta Force, si dhe ka njoftuar QNOD dhe Rojen Bregdetare e cila ka nxjerrë menjëherë në det shërbime në ndihmë të Policisë së Shtetit. Guardia di Finanza e Puglias ka bërë të mundur që në orët e para të mëngjesit në afërsi të Otrantos të ndalojë mjetin lundrues tip gomone me tre shtetas shqiptarë në bord konkretisht:

L.B, 38 vjec, H.M, 23 vjeç dhe Xh.H 24 vjeç.

Guardia di Finanza e Puglias ka gjetur e sekuestruar në bordin e gomones 712 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Po vijon shkëmbimi intensiv i informacionit mes tre policive për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Nga veprimet paraprake dyshohet se gomonen e ka çuar në Greqi një shtetas Italian me qëllim trafiku të lëndëve narkotike nga Greqia për Itali me skafistë nga Shqipëria. Detaje të tjera nuk mund të jepen për shkak të sekretit hetimor.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: antidrogegomoneoperacion
Pas

Rigerta Loku: Kam qenë kandidate për deputete me FRD-në, pas fjalimit Peleshi më tha ”A e bëjmë një foto”

Para

Presidenti Meta pret Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Claus Neukirch. Theksi te dhuna ndaj grave

Para
Presidenti Meta pret Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Claus Neukirch. Theksi te dhuna ndaj grave

Presidenti Meta pret Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Claus Neukirch. Theksi te dhuna ndaj grave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

Shkodër/Kapet 31-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vepra penale, dyshohet se është përfshirë në një konflikt për parkim

Dibër/Finalizohet operacioni “Përsëritësi”.Arrestohet 32-vjeçari që vodhi çantën me para, i dënuar më parë për të njëjtën vepër.

Zjarrfikësit marrin masa shtesë për zjarret e verës në Gjirokastër

Në kërkim për rrahjen e Vladimir Puçit, arrestohet Arlind Kajoshi në Shkodër

KOLUMBI/ Të paktë 10 viktima prej aksidentit që përfshiu studentët e një kolegji

Fier/Tentuan të vrisnin me sopatë një 58-vjeçar pas një konflikti banal, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 viktima

Nata e dytë e tmerrit! Forcat ruse godasin Kievin, vriten 3 persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.