Kur vjen fjala te kriminelët e vegjël Policia e Shtetit eshtë gjithnjë aty për t’i kapur, dhe në dukje për të mbuluar edhe moskapjen e të tjerëve. Kështu një 62-vjeçar është arrestuar në Berat nën akuzën se ka ndërhyrë në rrjetin e energjisë elektrike, pranë banesës së tij. Jo vetëm kaq por Policia jep edhe identitetin e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/1 i Kodit Penal.
DETAJET E POLICISË:
Më datë 19.12.2017, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: •Xhevahir H, 62 vjeç, banues në fshatin Dyshnik, Berat. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar nga OSHE-ja, u konstatua se kishte kryer ndërhyrje në rrjetin e energjisë elektrike, pranë banesës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/1 i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB)