Një shtetas maqedonas është vënë në prangat e Policisë Kufitare të Durrësit gjatë mbrëmjes së djeshme. Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhje me armë” , në Maqedoni.
Është kryer arrestimi i shtetasit Isabedin Ibraimi 30 vjeç.
“Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Policia Kufitare arreston një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, gjatë kontrolleve të ushtruar personave dhe mjeteve që hyjnë dhe dalin në Portin e Durrësit, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt shtetit maqedonas të shtetasit:
- Isabedin Ibraimi 30 vjeç, banues në Maqedoni.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Ibraimi, gjatë verifikimeve të kryera në vijon e dytë, në Sistemin Interpol ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritetet Maqedonase me Urdhër-Arresti Ndërkombëtar, për veprën penale”Vjedhje me armë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durres për veprime të mëtejshme.”, citohet në njoftimin e Policisë së Durrësit. (XH.A/SHUPLAKA)