Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me lëndë narkotike në qytetin Aleksandria të Italisë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari me inicialet B.B, 50 vjeç, u kap me rreth 600 gram kokainë të pastër të fshehur në makinë.
Pasi u arrestua në qendër të Aleksandrisë, policia ushtroi një kontroll tjetër edhe në banesën e shqiptarit, ku u zbuluan dhe 150 gram të tjera. Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar kap vlerën prej 120000 eurosh.
Shqiptari i arrestuar rezulton edhe me precedentë të mëparshëm penalë, pasi shpërndante kokainë në zonë prej disa kohësh.
Bdërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. (D.D/Shuplaka)