Një shtetas gjerman është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit. Policia i ka sekuestuar plot 19 pistoleta.
Personi në fjalë quhet Sebastian Rikard, i cili kishte blerë pistoletat në Kosovë dhe do i transportonte për në Gjermani. Armët ishin të padeklaruara.
Gjetja e armëve ka ardhur pas një kontrolli rutinë të automjetit.
Sebastian Rikard nuk ka dhënë info se përse do ti përdorte armët. Ai ishte nisur nga Shqipëria me autobus për në Gjermani.
Njoftimi i plotë:
“Muriqan, Shkodër
Tenton të trafikojë armë zjarri, arrestohet nga Policia 21 – vjeçari nga Suedia.
Sekuestrohen 19 armë zjarri “Pistoletë”.
Krahas masave për përballimin e fluksit, krijimin e lehtësirave ligjore me qëllim shmangien e radhëve dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor e në kohë për turistët dhe gjithë pushuesit që vijnë në Shqipëri për sezonin veror, shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan kanë rritur edhe kontrollin në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë, kryesisht trafiqeve të paligjshme që mund të kryhen duke përfituar nga fluksi i madh.
Si rezultat i shtimit të kontrolleve duke përdorur edhe qentë antidrogë dhe antieksplozivë është bërë e mundur që të konstatohet dhe goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
– Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi.
Në PKK Muriqan në dalje gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21 – vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës “Kosovë -Gjermani”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65.
Veprimet po vijojnë nga Specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve.
Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.”
(B.H/Faxweb)