Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Rodo, pak pasi kishte tërhequr në postë një kuti me drogë.
Operacioni është zhvilluar pas informacioneve të siguruara nga policia greke, e cila ka ndërhyrë sapo shqiptari ka dalë nga posta me një kuti në dorë. Brenda saj policia ka gjetur dhe sekuestruar pako që përmbanin në total 2 kg e 13.4 gram kokainë.
Gjatë kontrollit personal, të automjetit dhe të banesës, 33-vjecarit shqiptar i janë gjetur dhe sekuestruar edhe 1 pistoletë manovër me një fishek të përdorur, 1.6 gram marijuanë, peshore, shkop metalik dhe 2 celularë. Policia ka identifikuar edhe dërguesin e pakos me drogë, një 31-vjeçar grek, i cili është shpallur në kërkim.