Në kuadër të një operacioni anti-drogë policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar pasi u kap me 32 kilogramë marijuanë.
Mediat italiane raportojnë se 23-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua nga policia pasi kishin vënë re lëvizje të dyshimta të shqiptarit, i cili po udhëtonte me makinë.
Gjatë kontrolleve, shqiptarit i janë gjetur edhe një sasi prej 3 mijë eurosh, të cilat mendohet se i ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post