Policia Italiani ka zhvilluar ditë më parë një operacion, nga ku u arrestuan 9 persona prej të cilëve 5 shqiptarë dhe 4 italianë.
Gjatë këtij aksioni u zbulua një rafineri droge, ndërsa u gjetën dhe u sekuestruan 12.5 kg heroinë, si dhe gjatë kontrollit të zhvilluar në banesat e të arrestuarve u gjet një sasi e vogël kokaine.
Pas kësaj policia ka publikuar identitetet e të arrestuarve, ndërsa tregon se si është arritur në arrestimin e tyre, njëri prej të cilëve është vëllai i një biznesmeni shqiptar.
“Corriera della Sera”, shkruan se në laboratorin e drogës në rrugën “Trieste 3”, punonin dy shqiptarë me paketimin e drogës: Agim Bejko, 69 vjeç dhe djalii Enkelejdi, 44 vjeç, të arrestuar të dy. Hetuesit raportojnë se në krye të grupit kriminal, ishte shqiptari Saimir Sallaku, një emër i njohur më parë për policinë italiane.
Nga po të njëjtat burime raportohet se, dy shqiptarët, babë e bir me një bashkëpunëtor nga Milano i dorëzuan 1 kg e 40 kokainë Sallakut. Ky i fundit shkoi në një tjetër makinë që ndodhej aty pranë dhe takoi dy italianë nga Breshia, një 71-vjeçar dhe një 37-vjeçar, të cilëve u dorëzoi drogën dhe në këmbim mori 41 mijë euro.
Saimir Sallaku, sipas “Corriere” është vëllai i biznesmenit dhe pronarit të klubit italian të futbollit “Darfo Boario Calcio”, Gëzim Sallaku.
E gjithë droga e sekuestruar shkon kalon shifrat e 400 mijë eurove.
(B.B/ Faxweb.al)