Në prangat e policisë greke ka rënë një shqiptar në kufirin greko-shqiptar pasi është kapur me lëndë narkotike dhe armë në makinë.
Shqiptari i është bërë një kontroll i mjetit në në fshatin Mazaraki dhe policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 43 kilogramë e 800 gram marijuanë, 1 pistoletë dhe 1 thikë.
30-vjeçari shqiptar u arrestua menjëherë dhe identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
Dyshohet se shqiptari ka hyrë nga pika e kalimit kufitar mes Greqisë dhe Shqipërisë. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të tjerë. (J.V/Shuplaka)