Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, 36 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi u kap me 500 gramë kokainë të pastër në makinë.
Bëhet e ditur se sasia e drogës ishte fshehur në një zarf brenda makinës, ndërsa lëvizjet e dyshimta të shqiptarit, kanë çuar në kontroll dhe më pas në zbulimin e kokainës.
Siç raportojnë mediat fqinje, sasia e drogës nëse do të dilte në treg, përllogaritej në shifrat deri në 50 mijë euro.
Shqiptari me vendbanim në Montesilvano, është dërguar në paraburgim dhe pritet të dalë para drejtësisë për t’u njohur me masën e sigurisë.