Policia Kufitare në Gjirokastër ka shoqëruar shtetasin Dhimitër Gjika, i cili ishte duke kaluar kufirin me rreth 71 mijë euro të padeklaruara.
“Në orën 02:00 u shoqërua shtetasi Vasil Dhimitër Gjika, 50 vjec i lindur në Sarandë dhe banues në Mykonos, Greqi, pasi në orën 23:45 në PKK Kakavie, në dalje të RSH-së u konstatua me një sasi rreth 70.900 euro , të pa deklaruara në kufi”, njofton policia.
Nuk dihet nëse Gjika i ka fituar paratë në sajë të ndonjë aktiviteti të jashtëligjshëm, ndërsa po kryhen verifikimet e rastit nga ana e policisë.