Autoritetet kufitare të Kakavijës, kanë arritur të vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar, Valter Sakolli, të cilit iu gjetën 95.2 gr kanabis dhe një thikë.
Sipas raportimit të policisë: “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në vijën e dytë, në P.K.K.Kakavie, këtij shtetasi, në çantë iu gjetë e bllokua në cilësinë e provës materiale 95.2 gr lëndë e dyshuar narkotike “Canabis Sattiva”, si dhe një thikë metalike me tehun 8.5 cm”.
Materialet përkatëse janë referuar në prokurori për veprime të mëtejshme.
(B.B/ Faxweb.al)