Një i ri grek është kapur në afërsi të kufirit shqiptaro-grek me 2 kg e 680 gramë marijuanë. 19-vjeçari është arrestuar në Sajadhe të Igumenicës dhe droga ishte e fshehur në pjesën e pasme të mjetit i ndarë në 5 pako.
Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8.4 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.
Discussion about this post