Specialistët e Sekisonit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, bazë të një pune hetimore të mirëorganizuar bënë të mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: Geri Molishti, 35 vjeç, banues në Berat
Gjatë një konrtrolli personal në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, ati janë gjetur me vete 5 doza me lëndë narkotike e dyshuar heronë. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se shtetasi i mësipërm shpërndante lëndë narkotike në lagjet “Dëshmorët e Kombit” dhe “Barikadë” të qytetit të Berati.
Në banesën e tijjanë gjetur dhe 6 doza të tjera me lëndë narkotike të dyshuar heroine,sekuestruar doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë; 270 euro, 12000 lekë,2 aparate celular; si dhe automjeti me targa AA 890 FK.
Materialet i kanë kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”. parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. (S.SH/SHUPLAKA)