Është kapur në aeroportin e Neë York-ut, sasia më e madhe e drogës fshehur në trupin e njeriut, referuar burimeve vendase të policisë.
Zyrtarët e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit – në aeroportin ndërkombëtar të Neë Yorkut ,JFK, njoftuan së fundmi se një meso burrë është arrestuar pasi iu zbulua një sasi e madhe droge fshehur rreth këmbëve dhe barkut të tij.
Plot 10 paund kokainë, ndryshe 164.000 dollarë kokainë. Shtetasi Juan Carlos Galan Luperón u ndalua pas kontrollit fizik kompjuterik në sistemin e skenimit, në dedektor, ku shtoi dyshimet për t’u kontrolluar edhe një herë para se të dilte nga porta e chek point, në brendësi të aeroportit, pasi kishte ardhur nga Republika Domenikane.
Burime të policisë vendase janë shprehur se Luperón tani do të përballet me akuza të kontrabandës narkotikëve, dhe rrezikon mbi 7 vjet burg.
(XH.A/SHUPLAKA)