Një shtetas 32-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është arrestuar në kryeqytet pasi akuzohet për veprat penale “Pjesëmarrje në oraganizatat kriminale me objekt trafikimin e drogës së llojit kokainë”.
Për shtetasin e Amarild Tole ishte dërguar urdhër-arresti nga Gjykata e Torinos në Itali, pas përfshirjes në një prej bandave të trafikut të drogës.
“Amarild Tolja, 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka dërguar urdhërin për arrestimin e tij dhe dërgimin drejt shtetit Italian, për veprat penale “Pjesmarrje në oraganizatat kriminale me objekt trafikimin e drogës së llojit kokainë”, parashikuar nga Nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se 32-vjeçari do të ekstradohet në Itali.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post