Një tjetër ngarkesë me drogë është kapur në kufirin greko-shqiptar. Në Plagia, Konitsa të Janinës, është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri gjelbër.
Brenda automjetit, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 32 pako me 47 kg 863 gram marijuanë. Në pranga drejtuesi i mjetit, grek 49-vjeç.
Ndërkohë është shpallur në kërkim një shqiptar 41-vjeç, i cili rezulton se duke drejtuar një automjet, ka kryer rolin e kontrollorit të rrugës duke ndihmuar mjetin që transportonte droge.
Gjatë kontrollin të banesave të të arrestuarit dhe të kërkuarit, u gjetën dhe sekuestruan gjithashtu 150 gram marijuanë, 1500 euro, 14.000 lekë shqiptare dhe automjeti i 41-vjeçarit.
(J.D/Faxweb.al)