Policia italiane ka sekuestruar një gomone me 294 kilogramë marjuanë dhe ka arrestuar dy skafitstë shqiptarë.
Sipas mediave italiane droga e sekuestruar kap vlerën 3 milionë euro.
Megjithëse dy skafistët shqiptarë u përpoqën që të largoheshin, rojet e patrullës italiane bënë të mundur arrestimin e tyre.
Në kohen që kanë mberritur në breg, kanë lenë gomonen me gjithë ngarkesën dhe janë larguar në këmbe.
Por liria e tyre ka zgjatur fare pak, pasi janë vënë në pranga, vetëm pak kohe pasi policia kishte nisur kërkimin tashme në tokë. Ata u gjetën të fshehur në zonën e pyllit aty pranë.
Deri më tani këtë vit, aktivitetet e zbatimit të ligjit për trafikun e drogës të kryera nga deti në brigjet e Pulias kanë konfiskuar më shumë se 17 ton marihuanë, 18 anije dhe kanë arrestuar 42 persona.
(M.Q/Faxweb)