Një peshkaqen “bishtdhelpër” është kapur sot nga peshkatarët në Vlorë.
Peshkaqeni kishte ngecuar në rrjetat e peshkatarëve dhe ata e kanë nxjerrë të ngordhur nga uji.
“Bishtdhelpra’’ ishte i gjatë 1.2 metër dhe peshonte 60 kg .
Sipas peshkatarëve ky lloj peshkaqeni është i parrezikshëm dhe prej disa kohësh kanë rënë në rrjetat e tyre specie të tilla të parrezikshme.
“Dhelpra e Detit” është një peshkaqen që i përket deteve tropikale dhe mendohet se ka mbërritur deri në brigjet tona për shkak të ndryshimeve klimatike.
Ndërkohë që jo më larg se para dy ditësh në brigjet e Vlorës, prej banorëve është dalluar një fokë. Edhe kjo një specie e pazakontë për brigjet e deteve tona.