00:52 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kapet pronari i kamionit me 190 kilogramë kannabis, destinacioni ishte Italia

10:44 | 02/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kapet pronari i kamionit me 190 kilogramë kannabis, destinacioni ishte Italia

Policia ka ndaluar pronarin e kamionit që u kap mëngjesin e kaluar  në Portin e Durrësit, me 190 kilogramë Kannabis Sattiva.

I ndaluari është 32-vjeçari, Erion Jovani i cili akusohet si bashkëpunëtor me drejtuesin e kamionit që u arrestua dje, Erblin Tuga, 33-vjeç.

Sipas hetuesve, kamioni synonte ta transportonte lëndën narkotike në Itali. Lënda narkotike ishte ndarë në 158 pako.

Kjo është hera e dytë Brenda një intervali kohor prej 4 ditësh, që një kamion kapet duke tentuar të transportojë lëndë narkotike, me Italinë si destinacion.

Vetëm pak ditë më parë, është kapur në Durrës një tjetër mjet që transportonte 700 kilogramë kannabis në portin e Durrësit.

Detajet e plota të policisë:

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 01.12.2016, ku në Portin e Durrësit u sekuestruan 190 kg Cannabis Sattiva, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në sajë të veprimeve hetimore të mëtejshme, kanë ndaluar shtetasin:

  • Erjon Jovani 32 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi I tij u bë pasi:

Jovani është pronari I mjetit, ku gjatë kontrollit të tij më datë 30.11.2016, në Portin e Durrësit u sekuestruan 190 kg Cannabis Sattiva. Ai dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Erblin Tuka(I arrestuar më datë 01.12.2016), kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë lëndën narkotike.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 30.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin me targa AA 045 ND me drejtues shtetasin E.Tuka, Shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të automjetit mund të kishte lëndë narkotike.

Menjëhere shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar kamionin për tek Skaneri ku ka rezultuar se në dyshemenë e  kamionit  kishte disa  pako.

Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku u gjetën dhe  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 158 pako me peshë rreth 190 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale“Trafikimi i narkotikëve”në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin  283/a/2 të Kodit Penal.

 

5-durres

drogaaa

Etiketa: arrestimeKannabisporti i durresit
Pas

Dua Lipa vazhdon të shkëlqejë, rrëmben një çmim ndërkombëtar

Para

‘’Morrat me minjtë’’, luftë edhe në ekran. Gazetari tifoz i Partizanit ndërmerr një akt të pazakontë (FOTO)

Para
‘’Morrat me minjtë’’, luftë edhe në ekran. Gazetari tifoz i Partizanit ndërmerr një akt të pazakontë (FOTO)

‘’Morrat me minjtë’’, luftë edhe në ekran. Gazetari tifoz i Partizanit ndërmerr një akt të pazakontë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.