Një sasi prej 700 kilogramësh drogë është sekuestruar në një magazinë në zonën e Karaburunit, në Vlorë.
Droga është gjetur në vendin e quajtur Depot e Lavanidhit. Pranë kanabisit u gjendën dhe disa mushka që do të përdoreshin për transportin e sasisë së drogës.
Mësohet se droga ka qenë e ndarë në pako, gati për të kryer transportin me mjete lundruese.
Derimë tani mësohet se policia nuk ka mundur që të kapë dot poseduesit e kësaj sassie rekord lëndësh narkotike.
Trafikantët mendohet të jenë ende në zonën e karaburunit, pasi në vendngjarje janë gjetur shenja që tregojnë kohën e afërt të vendosjes së lëndës narkotike, si dhe gjetja e disa kafshëve që janë përdorur për transport.
Policia e Kufirit është në aksion për gjetjen e mjetit lundrues. Aksioni nga Delta Forcë dhe policia. Droga është gjetur në krahun perëndimor të karaburunit. Pranë plazhit të Bristanit. (një nga pikat kyçe të trafikut të narkotikeve) lënda narkotike eshte braktisur, pasi trafikantët kanë pikasur se janë zbuluar.
(E.K/FAXWEB.AL)