00:31 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kapitull i mbyllur i PD-së

11:51 | 30/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kapitull i mbyllur i PD-së

Nga Desada Metaj

Për ata që e njohin sadopak Partinë Demokratike është më shumë se e qartë që asnjëherë listat e kandidatëve për deputetë nuk janë diskutuar qoftë dhe formalisht në forumet e partisë, sikundër në zyrën e Berishës për t’i dhënë “dorën e fundit” emrave kanë qenë gjithmonë Topalli, Bode, Imami apo dhe Patozi. Katërshja që së bashku me Majlinda Bregun ishin sot të pakënaqurit e mëdhenj jo vetëm me listat e kandidatëve por edhe me mënyrën sesi Lulzim Basha po drejton PD. Dhe disa nga pretendimet e tyre qendrojnë, siç mund të jetë shmangia e kryesisë për të paktën leximin e emrave të kandidatëve (të paktën Berisha i lexonte emrat në mbledhjen e kryesisë) ose edhe përfshirja në lista e emrave që nuk kanë kontribut apo profil për të përfaqësuar vlerat e demokratëve. Madje po të mundoheshin dhe pak mund të gjenin dhe shumë arsye të tjera për të kritikuar drejtimin e Bashës gjatë këtyre viteve.

Por a ishte ky momenti i duhur dhe a mund të kërkojnë ata që janë konsideruar figurat kryesore të PD largimin e kryetarit në fushatë elektorale që është akti final për fundosjen e një partie? Nëse ky drejtim paska qenë kaq i gabuar pse duhet të prisnin nisjen e fushatës për të dalë kundër publikisht dhe për më tepër në grup? Edhe më naivi në politikë e kupton se ky mllef, që ka bashkuar në një tryezë kafeneje 6 figura të larta të PD është më i madh edhe se inatet që ata kanë patur me njëri-tjetrin.

Topalli dhe Bregu, të konsideruara “shemrat” e PD dhe në përpjekje të vazhdueshme për t’i fituar vëmendjen ish kryetarit Berisha, Imami dhe Bode apo dhe Patozi, i vetmi që përkrahu në garën për kryetar partie Olldashin dhe që u la i vetëm në këtë betejë nga shokët që kishte sot ne tavolinë. Të gjithë bashkë, me poste të larta në 8 vitet e Berishës dhe që sigurisht nuk i la të varfër sa ishin kur e nisën qeverisjen në 2005, sot janë rebeluar kundër Lulzim Bashës duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i partisë. Dhe ndoshta kanë të drejtë, sepse për herë të parë që kur Berisha i zgjodhi për bashkëpunëtorë të afërt pa e kaluar kandidimin e tyre në garë apo forume partiake e ndjenë veten të përjashtuar nga partia për të cilën mendonin se ishte vendi ku mund të kalonin gjithë karrierën politike.

Por duket se diku llogaritë i kanë bërë gabim, dikush ndoshta i ka gënjyer deri minutën e fundit për t’i lenë të besojnë se do jenë pjesë e listave e më pas zhgënjimi i bëri që të reagonin kaq ashpër. Ndoshta inati më i madh i tyre është se nuk e pritën që Lulzim Basha nuk do bënte as më shumë e as më pak sa ç’bente Sali Berisha kur hartonte listat e tij të deputetëve, mbushur me miq e preference personale. Askush prej të “mërziturve” nga Basha nuk do e kishte imagjinuar që në listat ku Berisha përfshinte të preferuarit e familjes së tij do të gjendej dhe ai që do t’i linte jashtë partisë. Sepse në fund të ditës, ajo ishte partia e Sali Berishës dhe sado kolegjiale të dukej vendimarrja e saj, më mirë se ne të gjithë, ata që ishin bashkë sot e dinin që çdo vendim ishte ekskluziv i kryetarit të partisë. E nëse kryetari ka ndryshuar, e pakuptueshme është pse ka kaq shumë mërzitje me ndryshimin e rregullave të lojës.

Nëse i janë bindur rregullave të Berishës, me heqje dhe vënie emrash pa miratim kolegjial, shkarkime apo largime thjesht nga bisedat në zyrën e tij “të mërziturit” nga Basha duhet ta kishin parashikuar që një fund të tillë do kishin dhe ata që kurrë nuk e ngritën zërin kur njerëz me vlera u larguan me ceremoni nga PD, kur listat e deputetëve hartoheshin me të njëjtat standarte si sot, kur ministra e drejtorë të rëndësishëm ishin teka dhe kapriço të familjes kryeministrore.

Për të gjitha sa më lart, këta të gjashtë ose heshtën ose në rastin më të keq gëzoheshin që kishin nga një rival më pak në parti. Pa e përgatitur veten që një ditë gjithçka mund të kthehej kundër tyre, kjo ndoshta edhe padrejtësisht. Por pa e patur dot moralin për t’i kërkuar Lulzim Bashës luajalitet kur rregullat e lojës i ke shkelur vetë kohë më parë. E megjithatë është i mirëkuptueshëm inati dhe rebelimi i tyre në këto moment, sikundër heshtja e Berishës është më ulëritëse se çdo mllef i artikuluar kundër Lulzim Bashës. Sepse në fund të fundit, largimi i njerëzve me të cilët ai drejtoi Shqipërinë për 8 vjet është ndoshta goditja më e madhe për kryetarin historik të PD.

I ndodhur për herë të parë si i huaj në një parti që e ndërtoi dhe e mbajti fort për më shumë se 20 vjet, ai sot duhet të jetë i mërzituri më i madh për listat e Bashës. E ndoshta për këtë, ndryshe nga sa bën zakonisht ai vetëm hesht. Duke dyshuar ndoshta se prezenca e tij në parlamentin e ardhshëm në krahë të njerëzve të Bashës do të jetë e denjë si skenë e spektakleve të humorit.

Pas

Mësohuni t’i thoni “JO!” dëshirës së fëmijës për këto lojëra

Para

”Grua shtëpiake nuk do të thotë grua dështake. Fjala “pjell” zoti Imami përdoret për bagëtinë dhe jo për njerëzit”

Para
”Grua shtëpiake nuk do të thotë grua dështake. Fjala “pjell” zoti Imami përdoret për bagëtinë dhe jo për njerëzit”

''Grua shtëpiake nuk do të thotë grua dështake. Fjala “pjell” zoti Imami përdoret për bagëtinë dhe jo për njerëzit''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.