23:31 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Kapja e 30 kg heroinë, Haki Çako inspektim në Portin e Durrësit

23:04 | 09/12/2016
në Te Gjitha
0
Heroina në portin e Durrësit, 4 të arrestuar, mes tyre pronari i firmës së druve

Pas kapjes së 30 kilogramë heroinë në Portin e Durrësit, të fshehur në një kamion të ngarkuar me dru, ka reaguar Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

I shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, dhe Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin, Genc Merepeza, drejtori Haki Çako inspektoi mbrëmjen e sotme punën e Policisë në Portin e Durrësit.

Çako është pritur në Port nga Drejtori i Policisë Kufitare Durrës, Boke Bodini, dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut, Perlat Çullhaj.

“Çako ka falënderuar punonjësit e Policisë Kufitare dhe të Antidrogës, si dhe punonjësit e Kompanisë koncesionare amerikane S2 Albania të Skanimit për bashkëpunimin mjaft të mirë në drejtim të evidentimit dhe goditjes së trafikut të lëndëve narkotike. Çako inkurajoi punonjësit e Policisë duke u ofruar mbështetjen e tij dhe të Ministrit të Punëve të Brendshme për të luftuar pa kompromis trafiqet e paligjshme e në veçanti trafikun e lëndëve narkotike. Kapja e 30 kg Heroinë është një sukses i padiskutueshëm i Policisë së Shtetit, por dhe rezultatet e deritanishme në Port janë një tregues i qartë i vendosmërisë dhe seriozitetit të Policisë së Shtetit në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Çako ka theksuar se po sot është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar në bashkëpunim me Guardia Di Finanzan Italiane.

Siç raportoi “Shuplaka” mbrëmjen e djeshme, në trajlerin tip “Skania” me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186, të ngarkuar me dru në qytetin e Elbasanit dhe me destinacion Italinë, u gjet e fshehur heroina.

Policia arrestoi drejtuesin e kamionit Aurel Kryemadhi, si dhe u shoqëruan 4 persona.

Vlera e drogës së sekuestruar kap shifrën e milionë eurove.

http://faxnews.wpengine.com/kamioni-me-droge-ne-portin-e-durresit-zbulohet-sasia-e-heroines-qe-do-trafikohej/

 

Etiketa: Drogahaki cakokamionipoliciaporti durresshuplaka
Pas

Rrëfehet polici që i shërbeu Fatos Nanos, të pathënat e 1997-ës (VIDEO)

Para

“Football Leaks”: Një shqiptar nga Kosova përfitoi 5 milionë euro prej Pogba-së

Para
“Football Leaks”: Një shqiptar nga Kosova përfitoi 5 milionë euro prej Pogba-së

"Football Leaks”: Një shqiptar nga Kosova përfitoi 5 milionë euro prej Pogba-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.