Gjykata e Pireut ka vendosur burg pa afat për tre nga trafikantët e gomones me 1.6 ton drogë.Masa është marrë për një italian dhe dy shqiptare.
Prokuroria thotë se italiani ka qenë organizatori, ndërkohë që ky i fundit e ka mohuar akuzën.
“Kisha marreveshje thjesht per drejtimin e skafeve Skipper nga Greqia ne Itali”,- është shprehur italiani.
Përsa i përket njërit prej shqiptarëve, edhe ai ka mohuar përfshirjen në këtë rrjet trafiku.
“Më thanë që eja të shkarkosh disa gjëra nga një skaf, nuk kam lidhje me drogën”,- ka deklaruar shqiptari përpara trupit gjykues.
Ende nuk janë bërë të ditur emrat e trafikantëve, ndërkohë nesët pritet të merret masa për një italian dhe dy shqiptarë të tjerë dhe të premten për pjesën e mbetur.