Mëngjesin e ditës së sotme u bë ndalimi i një gomoneje në portin e Vlorës si pasojë e një operacioni të organizuar, ku në prangat e policisë ranë 3 persona, përkatësisht Mandi Begaj, Ëngjëllush Mukaj dhe Herman Muçaj.
Nga informacionet e fundit, bëhet me dije se dy prej të arrestuarve, janë persona me precedentë të mëparshëm penalë. Mandi Begaj pasi është arrestuar edhe në shtator të vitit 2017 në zonën e Ujit të Ftohtë pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri me vete.
Ndërsa, mediat italiane kanë publikuar pak ditë më parë edhe identitetin e personit tjetër, Ëngjëllush Mukaj, i cili rezulton të ketë edhe precedentë të mëparshëm kriminalë në shtetin fqinj.
Detaje nga policia gjithashtu bëjnë të ditur se nga ngarkesa pre 577 kg, rreth 200 kg prej tyre kanë qenë e llojit ‘Cokollatë’.