Ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu ka reaguar lidhur me sasinë rekord të drogës së kapur në Durrës ku u sekuestruan plot 613 kg kokainë.
Ambasada amerikane përgëzon policinë e shtetit dhe thotë se SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në zbatimin e ligjit.
Ambasada Amerikane ka theksuar se është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës,” thuhet në deklaratë.
(B.H/Faxweb)