Kapja e një sasie rekord kokaine në Durrës ka sjellë dhe reagimet e para në rrjet.
613 kilogramë kokainë dyshohet se vinte nga Kolumbia dhe synonte tregun italian.
Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ironizon me këtë duke u shprehur se me 600 kilogramë koka shteti shqiptar mund të bënte mrekullira në vendin tonë.
Reagimi i Klodian Tomorrit:
Per 600 kile koka me shume.
600 kile koka mjaftojne qe:
1- Te rriten rrogat per te gjithe punonjesit e shtetit me 10 per qind.
2- Te rriten pensionet per 600 mije pensioniste me 8 per qind.
3- Te dyfishohet ndihma ekonomike per te gjithe te varfrit.
4- Te dyfishohet buxheti i bujqesise
5- Te rritet me 15 per qind buxheti i arsimit.
6- Te rritet me 20 per qind buxheti i shendetesise.
7- Te rritet me 50 per qind buxheti per ndertimin e rrugeve.
8- Te ulet deficiti buxhetor me 20 per qind.
Ja per kaq vuajme.
(E.K/FAXWEB.AL)