Analisti Fatos Lubonja ka komentuar kapjen e një sasie të konsiderueshme eurosh në Durrës, teksa thotë se nuk ka mundësi që Shteti të mos ketë qenë në dijeni për këtë.
“Kam frikë se kemi të bëjmë me shtetin vetë më duket mua, në shpeshtësinë e këtyre ngjarjeve dhe këtyre skandaleve, pra më shumë mund të thuhet që kemi një mafie që ka shtetit e vet në këtë rast. Këto banda janë mënyra jonë e mbijetesë, këto banda kriminale, këto para që kanë ardhur me këtë makinë, padyshim janë para droge dhe kanë pasur një lloj rrugë të garantuar, që fillon që tek polica e me rradhë.
Basha e ka ditur këtë për shkak se këto vijnë nga shërbime të huaja, dhe kjo ndoshta ka bërë që ata t’i japin ndonjë informacion Bashës, po nëse Basha e bëri mirë e bëri kështu apo jo kjo është çështje tjetër. PD duhet ta japë provën të saktë përndryshe mbetet që bëhet për qëllime politike. Unë mendoj se për qëllime politike bëhet.
Si nuk e di një kryetar Bashkie se nga vijnë këto para? Si nuk e di se nga u bë gjithë kjo ekonomi kriminale, si u ngrikan këto kulla? Këtu nuk ka dëshirë për ta zbuluar këtë, prandaj ka një bashkëjetesë me krimin. Këtu mafia ka shtetin e vet. Erdhi nga Kolumbia më përpara 600 e ca kg kokainë, atij tjetrit i fluturojnë nga makina 800 mijë euro, tani del e kjo. Ne jetojmë si peshqit në këtë ekonomi kriminale. Këtu ato peshqit e mëdhenj e mbajnë këtë ujë të pisët se vetëm ashtu mund të mbijetojnë. Prokuroria duhet të hapë hetim menjëherë. Këtu shoh që nuk ka dëshirë as për bashkëpunim,” tha Lubonja.
Lubonja shprehet më tej se: Ne kemi ndërtuar një ekonomi të bazuar te krimi, ekonomia gjithmonë kap politikën. Ekonomia kriminale ka hyrë në parlament. Nuk e di të them se kush është më përgjegjës. Kam më respekt për këta që trafikojnë se sa për politikanët që i shfrytëzojnë paratë e tyre për t’u pasuruar duke ditur se me këtë bashkëveprojnë, dhe mbrohen me kostumin e politikanit.