09:29 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kapja e “Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro, reagon pas 24 orësh Policia e Shtetit: Ja si u njoftuam

15:55 | 25/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi i dy biznesmenëve për Tojotën me miliona euro, telefonata që i nxorri zbuluar (Detajet)

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me mjetin “Toyota Yaris” që u kap me 3.4 milionë euro dhe 80 mijë franga zvicerane në Durrës.

Policia njofton se për automjetin është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karoatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit.

Në deklaratë gjithashtu ceket edhe debati në Kuvend në lidhje me “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro ku Basha e bëri të ditur në publik, ndërsa akuzoi Taulant Ballën.

“Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani”, njofton policia.

Deklarata e plotë:

Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karoatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit.

Me marrjen e këtij informacioni, iu është dhënë porosi gjithë strukturave të Pikat e Kalimit Kufitar për konstatimin dhe kontrollin e kësaj ngarkese.

Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani.

Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara.

Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit në orën 07:30, mbërriti nga Belgjika një trajler tip “Bizark” me 9 automjete, përmes Portit të Barit, Itali. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 Qershor, ka bërë identifikimin dhe ndalimin e mjetit.

Policia e Shtetit ka njoftuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila po drejton hetimet.

Më tej, specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës në bashkëpunim me efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin dhe kryen veprimet proceduriale.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;
  • Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
  • Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;
  • Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

  • A.V. 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;
  • E.V. 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;
  • 80,000 franga zvicerane.
  • 10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.
  • 1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;
  • 1 radio policie;
  • 7 telefona celularë.

Nga hetimet paraprake, Policia e Shtetit ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestruar ishte e porosituar nga shtetasit E.V. dhe A.V., tashmë të shpallur në kërkim.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale e kryer në bashkëpunim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ”Falsifikimi i monedhave”.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: reagon policia
Pas

Zbulohen sms-t/ Si Taulant Balla anuloi konferencën për shtyp, pas akuzave të Bashës për thasët me euro

Para

Endrit Brahimllari ngre alarmin: Mungon siguria në pika doganore, ngjarja e djeshme tregoi ‘fytyrën’ e qeverisë

Para
Endrit Brahimllari ngre alarmin: Mungon siguria në pika doganore, ngjarja e djeshme tregoi ‘fytyrën’ e qeverisë

Endrit Brahimllari ngre alarmin: Mungon siguria në pika doganore, ngjarja e djeshme tregoi ‘fytyrën’ e qeverisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni “Next” në Korçë/Arrestohen tre persona për shitje të lëndëve narkotike, mes tyre një çift bashkëshortësh

Qirinj dhe lule në vendin ku humbën jetën dy adoleshentët në Vlorë

Një ditë para provimit të parë të Maturës Shtetërore, Manastirliu ndan informacionin e rëndësishëm për maturantët

EMRI/ I shpallur në kërkim për llogari të Kosovës, arrestohet i riu nga Tepelena

Të martën nisin zyrtarisht “ethet” për maturantët, rreth 27 mijë nxënës do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj! Testi i parë me tri nivele vështirësie

Rama: Aksi rrugor kryesor i Ksamilit, i shërben rritjes së përvitshme të turizmit

Me kanabis e kokainë në makinë, tre të arrestuar pas operacionit antidrogë në Korçë

Ndahet nga jeta prifti Kristaq Viso, pësoi dëmtime në kokë dhe trup pasi u rrëzua nga çatia e kishës rreth 2 javë më parë

Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Hasina përballet me akuza për krime kundër njerëzimit

Turizmi/ Italianët nuk i ‘ndahen’ Shqipërisë, u rritën me 7.1% gjatë muajve janar-prill, ‘bie’ Kosova

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.