Dy ditë më parë në Spanjë u godit një rrjet i trafikut të kokainës, ndërsa mes të arrestuarve ishin dhe dy kapo shqiptarë, një prej të cilëve i identifikuar si Dritan Gradica.
Po dje gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, deklaroi se Dritan Shaqir Gradica ndodhet në Angli, ndërsa ka mbaruar dy fakultete dhe punon si arkitekt. Vetë Shaqir Gradica ka qenë gjykatës i apelit ushtarak në vendin tonë.
Lala u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’, se në verifikimet e hyrje-daljeve në sistemin TIMS, nuk rezulton të ketë kryer lëvizje të shpeshta nga Shqipëria në drejtim të Vjenës, ku dhe besohet se ishin lëvizje tranzit.
Sipas saj, udhëtimet më të shpeshta i ka pasur në shtator-tetor dhe nëntor të 2017-ës, ndërsa në dhjetor nuk rezulton të ketë pasur lëvizje të shpeshtë. Ajo tha se ai lëvizte për dy ose tre herë në muaj drejt Shqipërisë.
“Hyrja e fundit në territorin shqiptar ka qenë në muajin janar të këtij viti, i cili ka hyrë me një automjet luksoz nga pika kufitare e Kakavijës, por një javë pasi ka dalë, përsëri nga Kakavija, çuditërisht sipas sitemit TIMS, rezulton të ketë dalë në këmbë”, -tha Lala.
Mendohet se Dritan Gradicës i është vjedhur pasaporta në vitin 2000 dhe identiteti i tij mund të jetë përdorur nga persona të tjerë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post