Shqipëria
Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në ultësirën Perëndimore. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Por mesdita dhe pasditja do të sjellin zhvillim të vranësirave duke sjellë reshje aftshkurtra shiu. Reshjet do të jenë prezente në shtrirjen Lindore dhe në zona të izoluara në qendër të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës në pjesën më të madhe të territorit pritet të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë gjatë paradites intervale të gjata me kthjellime dhe kalime vranësirash. Parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore duke gjeneruar reshje të pakta shiu.
Maqedonia e Veriut
Vranësirat e shpeshta dhe lagështira e lartë në ajër do të vijojnë të dominojnë territorin e Maqedonise përgjatë gjithë ditës. Pritet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të cilat parashikohet të gjenerojnë reshje shiu në pothuajse të gjithë zonën perëndimore. Ndërsa me mot të qëndrueshëm do të jenë zonat Verilindore të vendit.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që Veriu dhe Lindja e kontinentit të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Gjithashtu me mot të qëndrueshëm paraqitetet Europa Qëndrore dhe Jugperëndimore. Ndërsa mbetet Italia dhe pjesërisht Rajoni i Ballkanit me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here parashikohet të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje.