Rruga e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës vijon të këtë problem për drejtuesit e automjeteve. Sa herë ka reshje shirash kjo pjesë e rrugës përmbytet për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese anësore.
Mbrëmjen e kaluar uji në rrugë ka arritur në një lartësi të konsiderueshme duke penguar qarkullimin e automjeteve por edhe të këmbësorëve.
Drejtuesit e automjeteve thonë se i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është me probleme që nga bypass i Murrizit e deri në Bulqizë. Rënie gurësh ka patur edhe në segmentin Bulqizë-Maqellarë të rrugës së Arbrit.