Nuk ka pasur ndonjë rast tjetër në historinë e shtetit shqiptar që në krye të institucioneve të shtetit të ketë kaq drejtues të përkohshëm.
Alarmi është ngritur nga shumë ekspertë të fushës, pasi motivimi në nivele drejtuese të tilla është shumë i ulët.
Kështu Arta Marku, kryeprokurore e përkohshme, kreu i komanduar i SHISH dhe ende i padekretuar, Helidon Bendo, si dhe kreu i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi i komanduar dje kanë pasur takim me tre ministra.
takimi është zhvilluar ë kuadër të planit të veprimit kundër krimit të organizuar, operacionit – ‘Forca e Ligjit’.
DETAJET NGA MINISTRIA:
Në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar sot mbledhja e Task Forcës Qendrore Ndërinstitucionale në kuadër të planit të veprimit kundër krimit të organizuar, operacionit – ‘Forca e Ligjit’.
Në të morën pjesë Prokurori i Përgjithshshëm i Përkohshëm Arta Marku, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Zv.drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.
Ministri i Brendshëm njohu anëtarët e Task Forcës Qendrore Ndërintitucionale me ecurinë e procesit gjatë muajit dhjetor 2017, hartimin dhe miratimin e kuadrit të nevojshëm ligjor, masat e marra për ngritjen e strukturave për të thithur në to ekspertizën më të mirë në fushën e hetimit policor, krijimin e mjediseve të përshtatshme të punës, krijimin e aksesit të nevojshem në data-bazë të Agjencive të ndryshme shtetërore, punën që po bëhet për mbledhjen e informacionit dhe analizën e profilit të grupeve kriminale, veprimtarisë dhe aseteve të tyre, si dhe për mbështetjen e kontributeve konkrete të partnerëve ndërkombëtarë të atashuar pranë këtyre strukturave.
Anëtarët e TFQN diskutuan mbi rolin dhe përgjegjësitë e tyre institucionale, koordinimin e procesit dhe garantimin e mbështetjes në vijim, për Task Forcën Speciale në nivel qendror dhe rajonal, si struktura të posaçme të ngarkuara me përgjegjësi operacionale.
Ata u dakordësuan për mbështetjen që secili prej tyre do t’i japë këtij procesi përmes Agjensive respektive të zbatimit të ligjit, për përmirësimin e kuadrit normativ që lehtëson këtë bashkëveprim përfshi dhe marrëveshjet e protokollet e bashkëpunimit përkatës, në respekt e zbatim të kuadrit ligjor në fuqi.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post