05:50 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Karabina akuzon rëndë Plarent Ndrecën: Në mjediset e ministrisë lëviz me persona të armatosur

12:35 | 28/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Karabina AKUZA dhe për Ndrecën, sekretarin e përgjithshëm: Ushtron presion mbi drejtoritë në rrethe

Është ashpërsuar edhe më tepër konflikti mes ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina dhe sekretarit të Përgjithshëm të MAS, Plarent Ndreca, për të cilin ajo ka firmosur urdhër pezullimi.

Ministrja e PD ka reaguar përsëri sot shumë ashpër ndaj Ndrecës dhe e cilëson veprimin e djeshëm të tij si një rrezik të madh për institucionin. Sipas ministres, Ndreca ka firmosur dje një Kontratë Shërbimi me një Kompani Kontraktore, duke krijuar situatë të paprecedentë në një institucion shtetëror. 

“Në kundërshtim me aktet ligjore shtetasi Plarent Ndreca ka firmosur dje, me datë 27.06.2017 një Kontratë e Shërbimit me një Kompaninë Kontraktore duke krijuar situate të paprecedentë në një institucion shtetëror. Aktualisht në MAS ka dy kompani private,  njëra e ligjshme dhe tjera e kontraktuar nga z. Ndreca pas pezullimit nga detyra. Ky person ne vazhdimësi ka nënshkruar kontrata shërbimi dhe korrespondencë  zyrtare pas aktit te pezullimit në kundërshtim flagrant me të gjitha dispozitat ligjore”, shprehet Karabina. 

Po kështu Karabina ka theksuar më tej se Ndreca “në mjediset e ministrisë lëviz me persona të armatosur”. 

REAGIM:

Jam këtu përpara jush si Ministre e Arsimit dhe Sportit për të bërë publike gjendjen e rëndë të krijuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si rezultat i shkeljeve të renda dhe të një pas njëshme të realizuar nga shtetasi Plarent Ndreca, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Si rezultat i veprimeve dhe ushtrimit të presionit të vazhdueshëm mbi të gjithë administratën kam hasur në bllokim të qëllimshëm të punës në të gjithë aspektet.

Kam ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara ligjore duke garantuar respektimin e ligjit dhe të drejtave kushtetuese në bashkëpunim me të gjithë institucionet pantere.

Me Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit të datë 13. 06.2017 shtetasi Plarent Ndreca është pezulluar nga detyra dhe sipas Kallëzimin Penal te datës 12.06.2017 është në ndjekje penale për dyshime të arsyeshme në përfshirjen e tij në dëm të Maturës Shtetërore.

Në kundërshtim me aktet ligjore shtetasi Plarent Ndreca ka firmosur dje, me datë 27.06.2017 një Kontratë e Shërbimit me një Kompaninë Kontraktore duke krijuar situate të paprecedentë në një institucion shtetëror. Aktualisht në MAS ka dy kompani private,  njëra e ligjshme dhe tjera e kontraktuar nga z. Ndreca pas pezullimit nga detyra. Ky person ne vazhdimësi ka nënshkruar kontrata shërbimi dhe korrespondencë  zyrtare pas aktit te pezullimit në kundërshtim flagrant me të gjitha dispozitat ligjore.

Titullari i Institucionit e ka bërë prezent situatën në të gjithë strukturat shtetërore dhe vijon të kërkojë ndërhyrjen urgjente për normalizimin e punës dhe marrjen e institucionit në ruajtje. Gjatë ditës së djeshme dhe gjatë gjithë ditës së sotme, Policia e Shtetit nuk është përgjigjur asnjë thirrje për të ndërhyrë dhe normalizuar situatën e rrezikshme dhe të tensionuar që është krijuar në këtë institucion.

Ky demonstrim force dhe arrogance i këtyre njerëzve të paligjshëm, të përfshire në çështje të dyshimta nuk ka asgjë të përbashkët me ligjin. Ndërhyrja e tyre në Protokollin e Institucionit dhe marrja në administrim e Serverave dhe të gjitha dokumentacionit arkivor e shkresor përbën një rrezik shumë të madh.

Lëvizja e këtij shtetasi në mjediset e Ministrisë, me persona të armatosur, të paautorizuar është një skandal shtetëror që tregon uzurpimin e paligjshëm të institucioneve si manifestim i forcës përkundrejt ligjshmërisë, që nuk lejon vijimësinë e punës normale në këtë institucion. Ky nuk është standardi demokratik i shtetit ligjor që është aspirata jonë e përbashkët.

Po ju bëj thirrje institucionale të gjithë strukturave shtetërore, Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit  dhe  të gjithë TrupitDiplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë, për të marrë në konsideratë dhe për të ndërhyrë në normalizimin e kësaj situate tejet të rënduar e cila vjen ne kontekstin e zhvillimeve të reja politike në vend dhe gjatë proceseve të pranimeve në shkollat e larta.

Garantoj përkushtim tim maksimal në zbatim të Kushtetutës, ligjit dhe standardeve qytetare dhe demokratike.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: Mirela KarabinaPlarent Ndreca
Pas

Deputetja demokrate kapet keq me prurjet e reja të PD-së: Në parlament do të keni Nadirenë, Fatbardhën dhe Klevisin!

Para

Besnik Aliaj kandidatit të PD-së në Gjirokastër: U braktisëm nga qejfmbeturit, beteja vazhdon dhe pse partia është më e ndarë se kurrë

Para
Besnik Aliaj: 27 vjet të njëjtat fytyra, lëreni Bashën të zgjedhë ekipin që do

Besnik Aliaj kandidatit të PD-së në Gjirokastër: U braktisëm nga qejfmbeturit, beteja vazhdon dhe pse partia është më e ndarë se kurrë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.