04:29 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Karabina u ankua për kushtet e hotelit, zyrtari kosovar i kthen përgjigje

08:41 | 16/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministria e Arsimit: Kush janë 6 zyrtarët dhe mësuesit që kanë ushtruar presion tek nxënësit dhe kolegët e tyre

Pas kthimit nga një seminar të mbajtur në Gjakovë, ministria Karabina i ka kërkuar llogari Kosovës se pse nuk është akomoduar në një hotel të një niveli cilësor. Pas kësaj zyrtari që kisghte organizuar seminarin i kthen përgjigje Karabinsës.

 “E nderuar zonja Gjishti!

Fillimisht uroj të jeni mirë dhe më ndjeni që nuk arrita me kohë të jep sqarime lidhur me çështje konkrete që ngre letra Juaj.
Kisha skajshmërisht shumë punë rreth seminarit dhe nuk më mbetej kohë për postën. Por, një imejl i përsëritur, i ardhur si Cc edhe në adresën time, më obligon që aktualisht në shenjë respekti, mirësjellje e kontributi eventual për kompletimin e të dhënave në kontekst të letrës Suaj, deri në leximin e kujdesshëm të raporteve/pyetësorëve e vetëvlerësimeve (anonime) të mësueseve e të mësuesve, t’ju sqaroj si më poshtë:

– Pothuaj se për shumicën e zërave/njësive të seminarit, të cilat ju i afishoni në letrën tuaj, shpresoj se do të kemi vlerësimin e sqarimet e nevojshme nga personat përgjegjës të logjistikës së Seminarit (akomodimi, sallat, pajisjet, ushqimi, higjiena etj;) dhe mbase e mira e kësaj pune është se ata (të të dy ministrive homologe) ishin aty, i dinë këto punë shumë më mirë se unë (unë personalisht dhe shumica e mësueseve, duke punuar në shtetet e demokracive më të zhvilluara, kanë marrë shumëçka nga një kod tjetër i sjelljes, ku titullari i shtetit /i çdo niveli/ duhet të gjendet në sallë edhe para kohës së shpallur) dhe i posedonin edhe dokumentet/marrëveshjet e arritura paraprakisht (shkurt 2017) me hotelin;

– Shikuar nga perspektiva ime, fillimisht si autor e më vonë bashkautor i konceptit të zhvilluar më tej të kësaj ngjarjeje, përtej subjektivizmit e sentimenteve të mia me të (seminarin), aq sa arrita të qëmtoj vlerësimet e mësuesve e të mësueseve, e them me plot kompetencë profesionale e kënaqësi se në veçanti në rrafshin e formatit didaktik më janë realizuar pritjet;

– Në raport me gjuhën mjaft ‘agresive’ të letrës Suaj, më duhet t’ju sqaroj se, ndër të tjera, nuk e pata të lehtë ta ‘qeveris’ apo ta zbus zemërimin e mësuesve për vonesën deri në 30 minuta të fillimit të punimeve të seminarit dhe heqjen nga agjenda të komunikimit të hapur (debatit), të planifikuar ditën e parë në linjën: mësuesit/et- ministrat respektivë të tri ministrive; – Puna e hetimit/auditimit edhe buxhetor/financiar për mua është një normalitet/rutinë, që ka ndodhur dhe duhet të ndodhë edhe me këtë rast, prandaj më keni të hapur me të gjitha letrat e të dhënat që posedoj;

– Një raport integral e me kompetencë të plotë (nga ana ime) do ta bëj ditët në vazhdim, natyrisht mbështetur, fillimisht, në (vetë)vlerësimet/gjykimet e mësuesve, sepse seminari u dedikohet atyre dhe mund të mbijetojë vetëm nëse u përshtatet interesave e nevojave të tyre (bile në këtë rrafsh, ua bëj me dije të gjithë subjekteve se edhe më tutje bazën e buxhetit të seminarit e përbën investimi personal i mësuesit/es në para, kohë, durim e guxim profesional, angazhim e përkushtim patriotik etj., që thënë shkurt mund të emërtohet si ndërgjegje kulturore)
Me respekt,
Nuhi Gashi”, shkruhej në letrën e Gashit. 

(E.K/SHUPLAKA)

Pas

SHBA jep alarmin: Irani po mban peng botën dhe po kërcënon se nga marrëveshja atomike e vitit 2015

Para

Tre persona rrahin keq Shefin e Stacionit të Pikës Kufitare Triport, i dëmtuari njofton Policinë e Vlorës

Para
15 ton drogë në Vlorë, arrestohen dy efektivët e policisë dhe kryeplaku i fshatit

Tre persona rrahin keq Shefin e Stacionit të Pikës Kufitare Triport, i dëmtuari njofton Policinë e Vlorës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.