Policia italiane ka vënë nën pranga një shqiptar dhe një rumune, pasi zbuluan drogë në shtëpinë e dyshes.
Në shtëpinë e 30-vjeçari shqiptar me iniciale V.D. dhe 28-vjeçares rumune me iniciale D.C, karabinierët sekuestruan plot 67 gramë kokainë, të ndarë në dy doza.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës material edhe një mjet prerës për drogën si dhe 2 mijë euro para cash, që mendohet se janë fituar nga shitja e drogës.