Katërmbëdhjetë oficerë policie u futën në karantinë pasi një 26-vjeçar u arrestua pasi kishte thyer udhëzimet e autoriteteve dhe në përplasje e sipër duke mos iu bindur efektivëve i kishte pështyrë.
E gjitha filloi në orën 22.50 të natës të së Dielës kur arritën oficerët e DIAS teksa ata gjetën një djalë të ri duke thyer pasqyra të makinave në zonën e Voula.
Megjithatë, sapo mbërriti policia atje, 26-vjeçari Fabio Çela, me origjinë nga Shqipëria, i rezistoi arrestimit të tij dhe gjatë asaj kohe pështyu policinë, duke raportuar se ishte kthyer nga Anglia në të njëjtën ditë.
Policia e ndaloi dhe u përpoq ta arrestonte. Por ai filloi të bërtasë dhe të pështyjë. Oficerët e çuan atë në Departamentin e Policisë lokale, ku zbuluan se ai ishte kthyer me të vërtetë nga Anglia dhe kishte shkelur karantinën 14-ditore të parashikuar për ata që ktheheshin nga jashtë.
26-vjeçari u dërgua në Prokurorinë Publike me akuzën e rezistencës dhe shkeljes së karantinës së kërkuar të individëve që vijnë nga jashtë. Prokurori vendosi ta burgosë në Spitalin Psikiatrik Attiki “Dromokaitio”.
Gjithsej 14 oficerë policie janë karantinuar derisa të vërtetohet nëse 26-vjeçari është në të vërtetë bartës i virusit apo jo.
(F.GJ/FAXWEB.AL)