18:47 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Karburantet nuk aplikojnë për licensë, kërcënon Bashkia e Tiranës: Do nisim aksionin për t’i bllokuar

10:19 | 09/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fillon rritja e çmimit të naftës, kompanitë që e ndryshuan të parat, pritet dhe rritja e çmimit të gazit

Bashkia e Tiranës kërcënon të gjithë bizneset e karburanteve në kryeyqtet se do të bllokohen në rast se nuk pajisen me licensë.

Në njoftimin e Bashkisë thuhet se nga 173 subjekte që operojnë në Bashkinë e Tiranës vetëm 3 prej tyre kanë aplikuar që të pajisen me licensë.

“Aktualisht në qytetin e Tiranës e ushtrojnë këtë aktivitet 173 subjekte, nga të cilët vetëm 3 prej tyre kane aplikuar për t’u pajisur me licencë dhe dokumentacioni i tyre ka rezultuar i paplotë.

Në kushtet kur këto subjekte nuk pajisen me licencën përkatëse, ose kur ushtrimin e aktivitetit të tyre e kryejnë në rrugë kryesore urbane, duke formuar xhepa për makinat, në kundërshtim me ligjin dhe pa lejet përkatëse, do të jenë objekt i bllokimit të menjëhershëm nga ana e Bashkisë së  Tiranës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Bashkisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në zbatim të vendimit nr. 970, datë 2.12.2015 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”, i ndryshuar, Bashkia Tiranë njofton se do të nisë aksionin për bllokimin e të gjitha pikave të karburantit që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licencën përkatëse dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Në ditët në vijim, strukturat e Bashkisë së Tiranës do të marrin masa konkrete, sipas hapave ligjore që parashikon VKM nr. 970, kundrejt të gjitha subjekteve që kryejnë veprimtarinë e tyre pa u pajisur me licencat përkatëse për ushtrimin e aktivitetit në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm, të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë.

Aktualisht në qytetin e Tiranës e ushtrojnë këtë aktivitet 173 subjekte, nga të cilët vetëm 3 prej tyre kane aplikuar për t’u pajisur me licencë dhe dokumentacioni i tyre ka rezultuar i paplotë. Në kushtet kur këto subjekte nuk pajisen me licencën përkatëse, ose kur ushtrimin e aktivitetit të tyre e kryejnë në rrugë kryesore urbane, duke formuar xhepa për makinat, në kundërshtim me ligjin dhe pa lejet përkatëse, do të jenë objekt i bllokimit të menjëhershëm nga ana e Bashkisë së  Tiranës.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje subjekteve në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë, që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të mos bëhen burim aksidentesh, duke ushtruar aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.

Institucionet e Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim edhe me organet e tjera shtetërore do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të bllokojnë të gjithë këto aktivitete tregtare, deri në pajisjen e tyre me dokumentacionin përkatës dhe shlyerjen e detyrimeve të taksave të parashikuara nga aktet ligjore e nënligjore.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: bashkia e tiraneskarburantetkercenimi
Pas

Victoria Beckham hedh në gjyq restorantin, e quajti “ikonë anoreksike e modës” duke e krahasuar me një picë

Para

Ministrat teknikë në qeverinë Rama 2, Julian Deda: Rama do ja mbyllte gojën përfundimisht PD-së, asgjesim i opozitës

Para
Deda: ”Dje denoncova, u lëshuan çerrat e bashkisë kundër meje” Sot publikon foton e makinës së Veliajt në shkelje

Ministrat teknikë në qeverinë Rama 2, Julian Deda: Rama do ja mbyllte gojën përfundimisht PD-së, asgjesim i opozitës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.