I ftuar i rëndësishëm sot në seancën plenare ka qenë kardinali Ernest Troshani. Këto janë fotot gjatë fjalës së tij, teksa shihet se Meta e shoqëron hap pas hapi.
Në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, kardinali Ernest Troshani, u shpreh në emër të Kishës Katolike, se do të vijohet me mbështetjen ndaj klasës politike në vend, e cila nuk duhet të harrojë problemet e popullit dhe të punojë në frymën e vëllazërisë.
“I kemi shërbyer këtij populli. Mos i harroni nevojat e popullit, mendoni për problemet e tij. Politika është shërbim dhe jo përfitim. Ne do të mbështesim gjithmonë zhvillimet në Shqipëri. Le të lutemi për paqe dhe vëllazëri mes nesh.”, dha mesazhin e fortë kardinali. (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”267″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]