Spalletti në fund të ndeshjes i drejtoi duartrokitjet Masës: gjyqtari u përgjigj duke tundur një të kuqe, e dyta pas asaj për Mourinhon. Shprehja mosbesuese e trajnerit të Napolit është emblematike: komplimentet për gjyqtarin me një “sado të mirë” në tërheqje, në “sytë” e kamerave do të dukeshin të vërteta. Dëbimi bëhet rast dhe ngre një bujë polemikash.
Edhe nëse qetësia rikthehet shpejt mes dy palëve, në dhomat e zhveshjes, pyetjet mbeten të gjalla. Në TV dhe në internet, për shumë gjyqtari Massa e ka ekzagjeruar. Gianluca Rocchi, dezinjatori i gjyqtarëve, i cili foli për “Radio Anch’io Sport”, pasi donte të hidhte dritë mbi këtë çështje.
Dhe ai e miraton veprimin e Masës: “Zënka me Lucioano Spallettin? Unë fola me të dy trajnerët, të cilët në fund të lojës kërkuan falje, një shenjë inteligjence.
E vlerësova shumë, adrenalina në fushë të bën të humbasësh qartësinë. Spalletti është toskan si unë, po ta kishte bërë atë shaka me mua do të ishte ndryshe. Massa është një personazh tjetër dhe ka reaguar siç i kemi kërkuar ne: gjyqtarët duhet të jenë zotërinj, të sjellshëm dhe të pakompromis ndaj atyre që sillen keq.”
Discussion about this post