Aktivisti i “Qëndresës Qytetare”, Rigers Xhemollari ka dhënë një deklaratë për Fax News sa i takon vendimit të KAS mbi kryebashkiaken e Lushnëjs Eriselda Sefa dhe ish kandidates për kryebashkiakes së Shkodrës Majlinda Agoni.
Xhemollari tha se pavarësisht se nuk ishin dakord me vendimin e KAS për të rrëzuar kërkesën për gjobitjen e Angonit, sërish respektonin profesionalizmin e komisionit. Mes të tjerash, Xhemollari tha se ishte gjobitur edhe vetë drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për vënien në dispozicion të fondeve publike gjatë fushatës elektorale në Lushnjë.
“KAS mori në shqyrtim dy çështjet e raportuara nga Qëndresa Qytetare. Ditën e sotme u la në fuqi gjoba më Sefën dhe u vendos sanksion për drejtoin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Cako i cili vendosi në dispozicion fonde publike gjatë fushatës zgjedhore.
Ne nuk besojmë se vendimi për Angonin ishte i drejtë por gjithsesi e falenderojmë KAS-in për profesionalizmin e treguar.
Emirjana Sako kryebashkiakja e Durrësit është gjobitur me 1 milionë lekë të vjetra, Eriselda Sefa ka marrë dy gjoba secila nga 1 milionë lëkë, kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, drejtues të spitaleve dhe dreejtorë shkollash, etj.
Këto beteja na dhanë mundësi të vendosim para përgjegjshmërisë funksionarë publikë të cilët përdorin gjatë fushatës zgjedhore dhe fonde publike në dispozicion të njërës apo tjetrës parti. Por më e rëndësishme është se drejtorët e shkollave duhet t’u shërbejnë nxënësve dhe jo politikanëve”– u shpreh Xhemollari.