KAS ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për të vendosur emrin e Sali Berishës në fletën e votimit, si kryetar i BF-së.
Ditën e sotme, KAS zhvilloi një mbledhje për të diskutuar rreth vendosjes së emrave në fletën e votimit. Kanë qenë PD dhe BF (koalicioni “Bashkë Fitojmë”), subjektet të cilat kanë patur ankimime.
Nga njëra anë, Indrit Sefa që kërkonte Ilir Metën në krye dhe nga ana tjetër Endrit Braimllari, i cili dërgoi shkresën me kërkesën për të qenë Sali Berisha në krye, duke e argumentuar sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi miratimin nga Ilirjan Celibashi për fletën e votimeve, 5 ditë më parë, ku emri i Metës nuk vendosej përbri koalicionit. Sakaq është pranuar kërkesa e bërë nga PD, që të jetë emri i Ilir Metës në krye të koalicionit në fletën e votimit.
Njoftimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve: KAS me shumicë votash vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së PD-së sa i përket pasqyrimit të emrit të kryetarëve të partive të udhëheqësve të partive të koalicioneve Bashkë-Fitojmë në fletën e votimit. Rrëzimin e kërkesës për pasqyrimin e PD-së për shkronjat nistore të partive përbërëse për koalicionit përkatëse. Rrëzimin e kërkesës së koalicionit Bashkë Fitojmë për vendosjen emrit të deputetit Sali Berisha në fletën e votimit si drejtues si koalicionit të bashkë fitojmë.