Pas diskutimeve për Kukësin, ku opozita dorëzoi provat e pretenduara dhe vendimi u shty për të hënën e 2 qershorit, ishte radha e diskutimeve dhe dëgjesës për qarkun e Dibrës.
Edhe për këtë qark, ku PD mori vetëm 2 mandate ndaj 3 të PS, me një përmbysje historike elektorale për Dibrë, demokratët pretendojnë parregullsi të shumta, duke dorëzuar pothuajse të njëjtën dinamikë provash si në rastet e tjera.
PD kërkon pavlefshmërinë mbi bazë parregullsish dhe përsëritje të zgjedhjeve në të 12 qarqet.
Përfaqësuesit e KQZ-së deklaruan se tabelat përmbledhëse janë firmosur edhe nga përfaqësues të PD-së dhe nuk ka pasur parregullsi që ndryshojnë rezultatin përfundimtar apo prova të forta që çojnë në pavlefshmëri dhe përsëritje të tyre.
Aktualisht KAS po zhvillon mbledhjet për qarqet Kukës, Vlorë, Gjirokastër, Berat dhe Dibër, ndërsa në proces ka edhe të tjerat.