16:49 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kasaphanë në Gaza, vriten teksa presin për ushqim, OKB: Ky është krim lufte

15:01 | 03/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kasaphanë në Gaza, vriten teksa presin për ushqim, OKB: Ky është krim lufte

Tragjedia në Gaza sa vjen e thellohet, me raportimet e fundit që flasin për një kasaphanë të vërtetë. Për të tridhjetë e tretën ditë me radhë, civilët vriten nga zjarri izraelit gjatë grumbullimit në pikat ku shpërndahet ushqimi.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e copëtuar, të paktën 40 vetë janë vrarë dhe mbi 208 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit. Më herët, autoritetet e Rripit të Gazës, të drejtuara nga Hamasi, bënë me dije se 27 civilë kishin humbur jetën në mënyrën më tragjike, teksa prisnin radhën për të siguruar ushqim në Gazën jugore.

Një zëdhënës nga Agjencia për Mbrojtjen Civile në Gaza tha për BBC se zjarri kishte ardhur nga tanket, helikopterët dhe dronët. Mjekët përshkruajnë skena të një masakre.

“Shumë njerëz të plagosur po transportohen në spitale të lëvizshme. Janë me qindra, gati të gjithë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Siç mund të shihni pas meje, i kemi të gjithë shtretërit plot; është një kasaphanë absolute. Dhe ka edhe më shumë njerëz në departamentin kryesor të emergjencës”, tha Victoria Rose, kirurge britanike.

Ajo që po ndodh në Gaza ka alarmuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Shefi për të Drejtat e Njeriut në OKB, Volker Turk, paralajmëroi se krimet kundër civilëve përbëjnë një krim lufte, ndërsa kërkoi një hetim të pavarur për vrasjet pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë, ushtria izraelite u justifikua se kishte qëlluar pranë një qendre të shpërndarjes së ndihmave pasi kishte identifikuar atje disa militantë të dyshuar të Hamasit. Sipas saj, IDF po shqyrton pretendimet për viktima civile. Megjithatë, politika në Izrael ka refuzuar të angazhohet për një hetim të pavarur, siç kërkon OKB-ja.

Dëshmitarë raportuan se ishin qëlluar ndërsa prisnin për ushqim në një qendër në Rafah, të menaxhuar nga SHBA dhe fondacioni humanitar i Gazës, i mbështetur nga Izraeli, të dielën, ku thuhet se u shkaktuan 31 viktima. Por IDF mohoi që trupat e veta të kenë qëlluar ndaj qytetarëve pranë zonës, duke i cilësuar raportimet si fabrikim i pastër.

Pas

“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

Para

Video/ Operacioni policor “PIETARI”, “mbytën” Finlandën me kokainë e amfetaminë, dalin pamjet e arrestimit të 9 shqiptarëve

Para
Video/ Operacioni policor “PIETARI”, “mbytën” Finlandën me kokainë e amfetaminë, dalin pamjet e arrestimit të 9 shqiptarëve

Video/ Operacioni policor "PIETARI", “mbytën” Finlandën me kokainë e amfetaminë, dalin pamjet e arrestimit të 9 shqiptarëve

 



Të Fundit

Turisti gjerman rrëzohet në alpet e Valbonës, Policia i vjen në ndihmë

Shkëmbimi i të burgosurve, Rusia akuza Ukrainës për shtyrjen e papritur të marrëveshjes

HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë godet Greqinë, epiqendra zbulohet në Selanik

Moska kërkon dialog me SHBA-në, diplomati i lartë rus zbardh arsyen

Izraeli pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Merr flakë një makinë në bypass-in e Vlorës, shuhet nga zjarrëfikëset

Durrës/ Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdylajve, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit! Berisha dhe Ndoni ndihmuan 3 autorët e vrasjes së Ermir Dedjas

Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.