Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë, ku si pasojë e përplasjes me armë mes grupeve rivale, 1 person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur.
6 të lënduarit u transportuan nga patrulla e policisë dhe u dërguan në spitalin e Durrësit.
Dyshohet se personi që ka mbetur i vrarë nuk ka lidhje me personat e konfliktuar, dhe ka qenë kalimtar i rastit.
Paraprakisht thuhet se ka pasur një përplasje mes dy grupeve të armatosura, po nuk ka ende identitete të personave të përfshirë.
Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe dhe është bërë e mundur arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të vrasjes.
Sipas burimeve personat që kanë qenë pjesë e kësaj ngjarje janë të njohur për blutë e Kavajës, pasi janë përfshirë dhe në ngjarje të tilla të mëparshme.
(E.K/Faxweb.al)
Vijon…