12:29 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kaso: Tom Doshi renditet si parti opozitare në zgjedhje për t’i grabitur një numërues opozitës

13:59 | 14/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kaso: Tom Doshi renditet si parti opozitare në zgjedhje për t’i grabitur një numërues opozitës

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Sekretari për Çështjet Ligjore pranë Partisë Demokratike, Ivi Kaso tha sot përmes një deklarate për mediet, se Partia Socialiste ka renditur Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit, si formacion opozitar dhe jo si formacion i koalicionit qeverisës.

“Ky është një cenim i rëndë i së vërtetës, moralit politik dhe qytetar dhe shkelje me të dyja këmbët e barazisë në zgjedhje”, u shpreh ai.Sipas Kasos, qytetarët e dinë se me kë është rreshtuar Tom Doshi që nga Tirana dhe deri në Shkodër, që nga 2011-a e deri në 2025-ën.“Qëllimi është për të grabitur një numërues të opozitës në zgjedhjet e ardhshme dhe për t’ia kaluar Doshit, i cili do të hiqet si e parti e opozitës, por do të militojë, numërojë e zhvasë për mazhorancën e NarkoRamës. Ky falsifikim bie ndesh me dhjetëra vendime të KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, të cilët përcaktojnë se opozitë nuk të bën vetëdeklarimi, por mbështetja që i jep në Kuvend nismave të qeverisë”, tha Kaso. Sipas Kasos, opozita nuk do e lejojë që kjo situatë të ndodhë, teksa paralajmëron se mund të ngrihet një padi në SPAK ndaj kryeparlamentares Elisa Spiropali, për abuzim, shpërdorim detyre dhe falsifikim. “Partia Demokratike e dënon ashpër këtë akt hajdutërie që dëmton balancat mes palëve në një vend ku të gjitha pushtetet janë në kthetrat e Ramës dhe mjaullimat e elisave të oborrit. Sa për Tomën, si hero të opozitarizmit, kundër Ramës në zgjedhje, edhe çakejtë maleve qeshin kur e dëgjojnë”, përfundoi ai.

Etiketa: Ivi KasoKQZpartia demokratikepartia socialisteTom Doshi
Pas

BRUKSEL – Komisionerja e BE-së Kos në vizitë zyrtare në Tiranë në shkurt: Progresi i Shqipërisë të merret si shembull nga vendet e tjera

Para

Lajmi i fundit/ Eriselda Sefa në SPAK

Para
Lajmi i fundit/ Eriselda Sefa në SPAK

Lajmi i fundit/ Eriselda Sefa në SPAK

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Plazhi i lirë” – Procedohen 2 shtetas për pushtim të hapësirave publike në Golem

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.